Sport

VIDEO/ Vítor Roque shënon në fitoren e parë të Betisit në La Liga ndaj Leganés...

Pas dy barazimeve dhe një humbjeje, Betis shënoi fitoren e parë, duke qenë tashmë në vendin e 9-të me pesë pikë.

14 Shtator 2024, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Vítor Roque shënon në fitoren e parë të

SPANJE - Sulmuesi brazilian Vítor Roque bëri debutimin e tij duke shënuar për Betis, në një ndeshje në të cilën skuadra arriti fitoren e parë në La Liga. Këtë të premte, skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrinit priti Leganés dhe fitoi 2-0.

Golat erdhën vetëm në pjesën e dytë, pasi në pjesën e parë Betis e kishte të vështirë të përballej me bllokun e mbrojtjes së mysafirëve. Në pjesën e dytë, sulmuesi maroken Abde Ezzalzouli, në minutën e 74-të, shënoi golin e parë në një shpërthim gëzimi në stadiumin Benito Villamarín.

Por ndeshja u zgjidh vetëm në minutën e 86-të. Edhe një herë, marokeni u fut brenda zones dhe gjuajti, aty Vítor Roque përfitoi nga një mbrojtje jo e plotë dhe e bëri rezultatin 2-0.

Pas dy barazime dhe një humbje, Betis shënoi fitoren e parë, duke qenë tashmë në vendin e 9-të me pesë pikë. Leganés, pas pesë ndeshjesh, është në vendin e 11-të, me po aq pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll