Politike

Dy ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO

Po ashtu në Apelin e GJKKO janë paraqitur edhe avokatët përfaqësues të kreut të PD-së, Sali Berisha.

13 Shtator 2024, 09:17 Nga r.ll
Dy ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi paraqitet
jamarber malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi është paqitur paraditen e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme dy ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK. 

Malltezi ndodhet sot në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Po ashtu në Apelin e GJKKO janë paraqitur edhe avokatët përfaqësues të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Malltezi dhe Berisha u morën të pandehur nga SPAK dy ditë më parë, lidhur me hetimet për privatizimin e "ish-Kompleksit Partizani". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim"

jamarber malltezi gjkko

Sondazh

Poll