Politike

Akuza ndaj Berishës/ Argita Malltezi: Paratë e dhëna për bamirësi për fëmijët me autizëm SPAK-u i cilëson si përtifime 

Argita Malltezi tha se në dosje kanë përmendur trajtime shëndetësore. Ajo tha se kanë paguar shpenzime financiare kur mamaja e saj është trajtuar për shëndetin dhe nuk ka shkuar në bankë për të marr paratë.

12 Shtator 2024, 21:49 Nga M.B
Akuza ndaj Berishës/ Argita Malltezi: Paratë e dhëna për
Argita Malltezi

TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar sot pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzën "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim", babait dhe bashkëshortit të saj. E ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Argita Malltezi tha se në dosje kanë përmendur trajtime shëndetësore. Ajo tha se kanë paguar shpenzime financiare kur mamaja e saj është trajtuar për shëndetin dhe nuk ka shkuar në bankë për të marr paratë.

Ajo sqaroi se ka përfitim tjetër që ka të bëjë me fondacionin për të cilin tha se nga fitimi vjetor i bizneseve, pasi paguhen të gjitha taksat, ata paguajnë 2.5 përqind vazhdimisht pjesën që u takon. Malltezi tha se fondacioni nuk është privat i Liri Berishës.

“Data më e hershme nga këto që citojnë, data më e hershme është 2014. Kanë përmendur trajtime shëndetësore. Kemi paguar shpenzime financiare kur mamaja ime është trajtuar për shëndetin dhe nuk kam shkuar në bankë të marr paratë. Përfitim tjetër që ka të bëjë me fondacionin… nga fitimi vjetor i bizneseve, pasi paguhen të gjitha taksat, ne paguajmë 2.5 përqind vazhdimisht zekatin pjesën që na takon sipas besimit tonë, dhe këtë e kemi paguar një pjesë për fondacionin dhe ka kaluar me bankë edhe kjo.

Kur e bën njëra dorë nuk e tregon tjetra, po a ka llogjikë të sëmurë, kur ne heqim nga paratë tona, i japim në një fondacion, ku ime më nuk merr asnjë rrogë, nuk ka marrë kurrë asnjë shpërblim për punën që kryern aty. Fondacioni nuk është privat i Liri Berishës, ajo është sot drejtuese në Fondacion, por fondacioni do vijojë, nesër do mbetet, do ketë drejtues të tjerë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kompania “Homeplan” për fonacionin”, tha Malltezi.

argita malltezi

Sondazh

Poll