Politike

Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Nga analizat tek ecuria dhe komunikimi, ja çfarë pritet të diskutohet (AXHENDA)

Takimi do të ketë disa sesione, ku janë parashikuar të flasin krerët e komisioneve të posaçme, Fatmir Xhafaj e Erion Braçe, kryenegociatorja Majlinda Dhuka si dhe Endri Fuga. 

13 Shtator 2024, 08:41 Nga r.ll
Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Nga analizat tek ecuria dhe
edi rama

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e takimit me grupin e deputetëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi do të ketë disa sesione, ku janë parashikuar të flasin krerët e komisioneve të posaçme, Fatmir Xhafaj e Erion Braçe, kryenegociatorja Majlinda Dhuka si dhe Endri Fuga. 

Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Nga analizat tek ecuria dhe
axhenda

2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë, por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit parlamentar. “Trajnimi” i deputetëve në komunikim do të bëhet nga zyra e shtypit të PS për mesazhet dhe komunikimin publik edhe përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë pjesa e tretë e takimit do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama.

 

edi rama takim i deputeteve te ps elbasan

Sondazh

Poll