Politike

Akuzat ndaj Berishës/ Argita Malltezi: Dosja ka falsifikime flagrante, aludohet, por nuk konkludohet

Ajo shtoi se impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi.

12 Shtator 2024, 21:07 Nga M.B
Akuzat ndaj Berishës/ Argita Malltezi: Dosja ka falsifikime flagrante,
Foto nga emisioni

TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar sot pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzën "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim", babait dhe bashkëshortit të saj. E ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Argita Malltezi tha se dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme. Ajo shtoi se impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi.

Malltezi tha se kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar dhe sipas saj, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. 

"Duke e gjykuar nga shkeljet shumë të rënda që ishin bërë në dosje, isha e bindur se ata nuk mund të tërhiqeshin. Dosja ka falsifikime flagrante nga më të thjeshtat deri te ato që janë më të çuditshme me arrogancën që janë kryer. Si një vrasës që përpiqet të fshehë krimin dhe nuk tërhiqet do më mbrapsh, edhe këta nuk mund të tërhiqeshi dot më mbrapsh. Duke u përpjekur të besoj se një normalitet sado i vogël nuk mund të them që isha neutrale dhe e pandjeshme në ditën e akuzës.

Impakti kryesor është fatkeqësia në të cilën është zhytur vendi. Kjo akuzë tregon se në çfarë mënyre kanë përmendur njerëz që kanë ushtruar aktivitet në mënyrën më të ligjshme, i kanë futur emrin në akuzë vetëm për ti linçuar, janë njerëz që përmenden kot në akuzë. Krijojnë tymnaja as indicie nuk quhen. Aludohet dhe për asnjë gjë nuk konkludohet. Për ato gjëra që konkludohet ato janë gjëra më të pabesueshme që mund të artikulojë një njeri. Mediokriteti është karakteristik e atyre që kapen. Ajo foto tregon banalitetin e të keqes që sipas kësaj akt-akuze prek këdo pa asnjë standard gjyqësor", tha Argita Malltezi.

argita malltezi

Sondazh

Poll