12 Shtator 2024, 20:34
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha u ndal te skandali i publikuar me 20 mijë ton mbetje të rrezikshme toksike të cilat janë eksportuar nga Shqipëria pa asnjë adresë. Gjithashtu sipas Kryedemokratit, gjatë interpelancës së sotme në parlament, kryeministri Edi Rama faktoi se prapa atij trafiku të rrezikshëm qëndron ai personalisht.
Më tej Berisha shtoi se kurumi prodhon mbetje toksike, metalurgjitë, furrnaltat prodhojnë, por prodhimi i tyre në Shqipëri dhe kudo në botë ka kodin e transportit, kodet e përpunimit, kodet e bërjes të parrezikshme, kurse në Shqipëri, këto kode shkelen.
"Të dashur miq, sot Edi Rama me një gjuhë të denjë vetëm për atë që nuk ka normat më minimale të edukatës dhe moralit njerëzor në parlament, duke shfryrë si ordiner, nuk po përdor epitetet që meriton, mori përsipër me fjalën e tij mashtrimin e madh, mashtrimin me lëndët toksike, mbetjet e rrezikshme, trafikun dhe tregtimin e tyre. Ai, pa u zverdhur, pas u skuqur, fajësoi për trafikun ‘fajin e ka Saliu’ dhe mashtroi shqiptarët se ai nuk ka ndodhur kurrë.
Se ato mbetje nuk janë të rrezikshme dhe se kjo, sipas tij, ishte një shpikje e Sali Berishës. Me këto deklarata në parlament, Edi Rama faktoi se prapa atij trafiku të rrezikshëm qëndron ai personalisht dhe ministrat e tij. Dhe nuk bëhet fjalë, të dashur miq, nuk bëhet fjalë as për 100 as për 800, por të dhënat e fundit janë se bëhet fjalë për 20 mijë ton mbetjesh toksike, të cilat askush nuk e di se nga dalin, se nga vijnë dhe si vijnë, se ku prodhohen, si prodhohen.
Absolutisht Kurumi prodhon mbetje toksike, metalurgjitë, furrnaltat prodhojnë, por prodhimi i tyre në Shqipëri dhe kudo në botë ka kodin e transportit, kodet e përpunimit, kodet e bërjes të parrezikshme. Kurse në Shqipëri, këto kode shkelen dhe tani sipas tij, qenka Sali Berisha ai që ka urdhëruar Mbretërinë e Tajlandës të kthejë mbrapsht anijet që transportojnë mbetjet toksike. Sipas tij, nuk është Ministria e Mjedisit, që ka nisur helmet me etiketa jo-helm, por ata kanë bërë detyrën. Me deklaratat e sotme, Edi Rama faktoi para mbarë shqiptarëve se në këtë trafik është edhe dora e zezë e Edi Ramës," tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Shtator 2024, 20:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot në fjalën e tij 26 vjetorin e vrasjes së Azem Ha...
Politike
12 Shtator 2024, 19:52
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti opozitar Dashnor Sula ka folur sot në Kuvend teksa ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit t&eum...
Politike
12 Shtator 2024, 19:39
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni eti...
Politike
12 Shtator 2024, 19:14
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend teksa po diskutohe...
Politike
12 Shtator 2024, 18:32
M.B
Anila Denaj
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, tha sot në Kuvend se deri më tani 34,287 fermerë kanë marrë...
Politike
12 Shtator 2024, 18:23
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha sot në Kuvend se skema e pensioneve nuk ka dështuar, p...
Politike
12 Shtator 2024, 18:06
M.B
Jorida Tabaku dhe Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend aktin normativ për ris...
Politike
12 Shtator 2024, 17:35
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur ditën e sotme në Kuvend lidhur me çështjen e m...
Politike
12 Shtator 2024, 17:11
M.B
Engjëll Agaçi dhe Arben Kraja
TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe prokuro...
Politike
12 Shtator 2024, 16:59
M.B
Toni Gogu
TIRANA- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, duke folur sot në Kuvend për aktin norma...