Politike

SPAK u komunikoi sot akuzën, Berisha: Grupi i strukturuar kriminal mori të pandehur dy biznesmenët e nderuar Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi

Gjithashtu Berisha tha se nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama, grupi i strukturuar kriminal i udhëhequr nga Altin Dumani, kishte marrë në pyetje dhe akuzuar këta biznesmenë për korrupsion.

12 Shtator 2024, 20:41 Nga E. D
SPAK u komunikoi sot akuzën, Berisha: Grupi i strukturuar kriminal mori
Sali Berisha

TIRANË- Kreui Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi qeverinë për përdorimin e sistemit të drejtësisë për të sulmuar biznesmenët e nderuar dhe pasardhësit e familjeve themeluese të Tiranës, Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi. Gjithashtu Berisha tha se nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama, grupi i strukturuar kriminal i udhëhequr nga Altin Dumani, kishte marrë në pyetje dhe akuzuar këta biznesmenë për korrupsion.

Më tej Kryedemokrati u shpre se këta anëtarë të organizatës kriminale të SPAK kanë akuzuar për korrupsion me Sali Berishën, Fatmir Bektashin sepse ky biznesmen i nderuar, që ka ndërtuar në të gjithë Tiranën gjithë jetën e tij, dhe që tani ka ndërtuar në tokën e tij, paska sponsorizuar në vitin 2013 një udhëtim të Elhaida Danit dhe Rikardo Koçantes, kur ajo fitoi Voice Of Italy.

"Të dashur miq, sot me urdhër të Edi Ramës, grupi i strukturuar kriminal me në krye Altin Zamanin, morën të pandehur dy biznesmenë, dy pasardhës të familjeve themeluese të Tiranës, Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi. Shqiptarët duhet ta dinë se këta anëtarë të organizatës kriminale të Skapit kanë akuzuar për korrupsion me Sali Berishën, Fatmir Bektashin sepse ky biznesmen i nderuar, që ka ndërtuar në të gjithë Tiranën gjithë jetën e tij, dhe që tani ka ndërtuar në tokën e tij, paska sponsorizuar në vitin 2013 një udhëtim të Elhaida Danit dhe Rikardo Koçantes, kur ajo fitoi Voice Of Italy.

Ministria e Kulturës ftoi këngëtaren tonë, e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm në Itali, dhe mentorin e saj që ishte arkitekt i atij suksesi, Rikardo Koçante në Shqipëri, për të nderuar me një medalje nga Presidenti i Republikës, këngëtarin e njohur italian. Fatmir Bektashi paska sponsorizuar me 4500 euro udhëtimin dhe qëndrimin e tyre dy net në Tiranë. Pra, ky është korrupsioni i Sali Berishës, sepse një biznesmen ka sponsorizuar jo për kryeministrinë, për Ministrinë e Kulturës, në përputhje me të gjitha rregullat, me deklarime dhe çdo gjë, ardhjen e njërit prej personaliteteve më të njohura të këngës dhe muzikës italiane," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll