Politike

"Rama kërcënoi Bardhi", Berisha: Ai beson se do të mbyllë edhe aferën e Olsi Ramës

Ai shtoi se para të gjithëve ka lexuar në mënyrë të përsëritur datat e përdorimit të 'Range Roverit' të grupit trafikant nga Olsi Rama, kalimet e kufirit, procesverbalet e ‘të paidentifikuarit’.

12 Shtator 2024, 20:33 Nga M.B
"Rama kërcënoi Bardhi", Berisha: Ai beson se do të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për interpelancën e zhvilluar këtë paradite në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit. Berisha tha se Rama në parlament kërcënoi personalisht Gazment Bardhin se do merrej personalisht me të sepse Bardhi riktheu edhe njëherë në debat, në organet e drejtësisë, sipas tij, dosjen e Olsi Ramës. Ai shtoi se para të gjithëve ka lexuar në mënyrë të përsëritur datat e përdorimit të 'Range Roverit' të grupit trafikant nga Olsi Rama, kalimet e kufirit, procesverbalet e ‘të paidentifikuarit’.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot Edi Rama në parlament kërcënoi personalisht Gazment Bardhin se do merrej personalisht me të sepse Gazment Bardhi riktheu edhe njëherë në debat, në organet e drejtësisë, dosjen e trafikantit Olsi Rama. Këtu para jush kam lexuar në mënyrë të përsëritur datat e përdorimit të Range Roverit të grupit trafikant nga Olsi Rama, kalimet e kufirit, procesverbalet e ‘të paidentifikuarit’.

Por përsëri me Skapin e tij, me këta mercenarë që nuk njhin ligj as moral, me këtë organizatë kriminale ndër më të rrezikshmet në Europë që amniston vrasësit serialë, që amniston pengmarrësit, që amniston hajdutët e miliardave si Edi Rama, Erion Veliaj, Ilir Beqaj, Belinda Balluku, Gjiknuri, etj, etj, beson se do mbyllë edhe aferën e Olsi Ramës. Beson se do të mbyllë edhe aferën e McGonigalit.

Beson se do të mbyllë edhe dosjen e Linda Ramës. Beson se do të mbyllë dosjen e tunelit të Llogarasë. Beson se do të gëzojë 224 mijë metër katrorë tokë të grabitura pas asnjë dokument kadastral apo regjistrimi nga ndonjë qeveri. Beson se ai kontrollon çdo qelizë të atij institucioni. Dhe njëherë them, grupi të strukturuar kriminal, organizate të strukturuar kriminale.

sali berisha

Sondazh

Poll