12 Shtator 2024, 20:47
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Fatmir Bektashi, Xhim Begeja, Jamarbër Malltezi, i kanë dhuruar kryeqytetit në tokën e tyre dhe me paratë e tyre, kopshtin më modern të të gjithë Tiranës për fëmijët e komunitetit. Berisha tha po ashtu se të tre ata që janë sot të pandehur, strehuan 42 familje ose u dhanë atë që kërkuan, të cilët ishin të strehuara në zonën nën lokalet e klubit Partizani. Ai shtoi se ata nuk nxorën asnjë në rrugë dhe nuk kërkuan kurrë mbështetjen e policisë për t’i përzënë si pushtues. Berisha tha se falenderon biznesmenin Fatmir Bektashi për atë sponsorizim që ka bërë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Fatmir Bektashi, Xhim Begeja, Jamarbër Malltezi, i kanë dhuruar kryeqytetit në tokën e tyre, me paratë e tyre, kopshtin më modern të të gjithë Tiranës për fëmijët e komunitetit. Këta të tre, që janë sot të pandehur vetëm për shkak të Sali Berishës, strehuan 42 familje ose u dhanë atë që kërkuan, të cilët ishin të strehuara në zonën nën lokalet e klubit Partizani. Nuk nxorën asnjë në rrugë. Nuk kërkuan kurrë mbështetjen e policisë për t’i përzënë si pushtues.
Përkundrazi ndanë me ta një pjesë të ndërtimeve të tyre për të mos i lënë të pastrehë dhe të tjerëve u dhanë një shpërblim për largimin nga toka e tyre. Pra, Xhim Begeja me ekipin e tij pak vite më parë, valëviti flamurin e kombit në majën e Everestit. Sot, soji i hajdutit, soji pa soj, se nuk po e lëshoj gojën, i Edi Ramës, i vë ata nën akuza false vetëm e vetëm për urrejtje ndaj Sali Berishës.
Akuzon Fatmir Bektashin, të cilin unë sot e falënderoj për atë sponsorizim që ka bërë, por mësova nga akuza e Edi Ramës. Pse u ndala këtu? Në asnjë rrethanë, as në diktaturë, kjo nuk ndodhte kurrë. Një veprim i kryer për llogari të një institucioni, pa asnjë lidhje, pa asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha, por i kryer në përputhje të plotë me ligjin, të dënohet tjetri për të, për diçka që nuk ka asnjë lidhje. Kjo është fytyra e vërtetë e Skapistëve pa fytyrë.
sali berisha
Politike
12 Shtator 2024, 20:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreui Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi qeverinë p&eum...
Politike
12 Shtator 2024, 20:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për interpelancën e zhvilluar këtë paradite në K...
Politike
12 Shtator 2024, 20:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha u ndal te skandali i publikua...
Politike
12 Shtator 2024, 20:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot në fjalën e tij 26 vjetorin e vrasjes së Azem Ha...
Politike
12 Shtator 2024, 19:52
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti opozitar Dashnor Sula ka folur sot në Kuvend teksa ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit t&eum...
Politike
12 Shtator 2024, 19:39
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni eti...
Politike
12 Shtator 2024, 19:14
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend teksa po diskutohe...
Politike
12 Shtator 2024, 18:32
M.B
Anila Denaj
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, tha sot në Kuvend se deri më tani 34,287 fermerë kanë marrë...
Politike
12 Shtator 2024, 18:23
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha sot në Kuvend se skema e pensioneve nuk ka dështuar, p...
Politike
12 Shtator 2024, 18:06
M.B
Jorida Tabaku dhe Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend aktin normativ për ris...