Bota

Qytetarët e SHBA së shpejti do kenë nevojë për viza për të udhëtuar drejt BE

9 Mars 2019, 12:06 Nga DOSJA
Qytetarët e SHBA së shpejti do kenë nevojë për viza

SHBA- Zona e Shengenit përfshinë 26 vende europiane që nuk kanë kufijë të brendshëm dhe u lejojnë njerëzve të lëvizin lirshëm, duke përfshirë vende si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia. Aktualisht, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në Europë deri në 90 ditë pa vizë.

Për të aplikuar për ETIAS, shtetasit amerikanë do të kenë nevojë për një pasaportë të vlefshme, një llogari të postës elektronike dhe një kartë krediti ose debiti. Të miturit, pas hyrjes në fuqi të vizave, do t’u nevojiten vetëm pasaportat e tyre për të udhëtuar drejt Europës.

Viza ETIAS është e vlefshme për tre vjet dhe i lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që është e nevojshme. Në faqen zyrtare të ETIAS, Bashkimi Europian bën me dije se “kohët e fundit është vendosur të përmirësohet niveli i sigurisë për të shmangur probleme të mëtejshme me migracionin e paligjshëm dhe terrorizmin”.

SHBA-të kanë qenë në një mosmarrëveshje me Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian mbi pajisjen me viza për Bullgarinë, Kroacinë, Poloninë, Rumaninë dhe Qipron, pasi këto janë të vetmet vende që aktualisht kërkojnë vizë.

Në vitin 2016, Komisioni Europian publikoi një raport ku bëri thirrje që SHBA-të të udhëtojnë në këto 5 vende pa viza, ashtu siç ndodhte me vendet e tjera. Ky raport sigurisht që kishte neojë për miratimin nga Donald Trump, i cili do të nxiste edhe marrëveshjen për vizat.

Në qershor të vitit 2018, parlamenti votoi në favor të Komisionit për vendosjen e vizave për shtetasit amerikanë.

Burimi: CNN 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shba ne europe nga 2021 shba viza per ne europe shba ne europe nga 2021 shba viza per ne europe

Sondazh

Poll