Bota

Dialogu me Serbinë/ Vuçiç: Do presim 15 ditë për vendimin, Haradinaj: Së shpejti arrijmë qëllimet tona

9 Mars 2019, 09:35 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë/ Vuçiç: Do presim 15 ditë për

KOSOVË- Teksa ishte i pranishëm në 10-vjetorin e Partisë së Re Demokratike, të komunitetit boshnjak në Prizren, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për dialogun me Serbinë, ku u shpreh se marrëveshja që do të arrihet shumë shpejt me Serbinë, do të mundësojë një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik.

Unë besoj se vështirësitë që kemi në raport me Serbinë, shumë shpejtë do të zgjidhen, dhe do të kemi të gjithë një jetë më të mirë në rajon, dhe Kosova do të arrijë qëllimet e veta, që të anëtarësohet së shpejti në OKB, që do të mundësonte një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj 

Ndërkohë, nga ana tjetër, kujtojmë se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar gjatë një interviste për TV Prva, miratimin e djeshëm të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë të cilën e ka quajtur të keqe dhe kundër dialogut. Por gjithashtu ka deklaruar se brenda 15 ditëve do të merret vendimi për dialogun me Kosovën.

E them se ka probleme, ne jemi mbështetur për muri, jemi në pozitë të vështirë. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, por tash nuk kemi ku të shkojmë tutje. Jemi këtu ku jemi, do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë vendin tonë. Do të presim 10, 15 ditë e do të marrim vendimin tonë në interes të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic anetaresimi i kosoves ne okb marreveshja me serbine ramush haradinaj aleksander vucic anetaresimi i kosoves ne okb marreveshja me serbine ramush haradinaj

Sondazh

Poll