Politike

Rudina Hajdari thirrje të fortë Ramës: Tërhiq paketën anti-shpifje, dëgjo OSBE-në dhe BE-në. Po mbytet demokracia (VD)

16 Dhjetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Rudina Hajdari thirrje të fortë Ramës: Tërhiq paketën

TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Edi Ramës dhe qeverisë që të tërheqin paketën anti-shpifje. Në fjalën e saj, Hajdari tha se  kjo që po bën Rama sot është një luftë e hapur kundër mediave dhe opozitën e ka kthyer në një spektator.

Deputetja në emër të opozitës parlamentare tha se këto dy ligje duhet të tërhiqen menjëherë dhe të marren parasysh rekomandimet që ka bërë OSBE dhe BE, pasi po kthehet vendi në një Putinizëm dhe Erdoganizëm.

PJESË NGA FJALA E HAJDARIT

E kemi ndjekur me shumë vëmendje këtë proces. Opozitën e ka kthyer në një spektator dhe po mbyt demokracinë në vend. Tani Rama i ka hapur luftë mediave dhe shoqatave të tyre. Shoqtatat e mediave kanë kërkuar që paketa të rrëzohet dhe të merren parasysh parimet demokratike, siç janë ato vetrregulluese. Në fakt Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shumta AMA-s dhe kërkon të mbyll portalet pa vendim gjykate. Kanë kompetenca që kundërshtojnë parimet demokratike, gjobat janë të pa përballushme dhe nuk mund të përballohet nga askush. Ku ligj është për një censure dhe auto-censurë.

Ne mendojmë se Reforma në Drejtësi është duke vijuar, Rama po merr kompetenca dhe kërkon të dobësojë këtë reformë. Në bëjmë thirrje qeverisë dhe Ramës të ndalojë degradimin e procesit të Reformës në Drejtësi dhe të mos diskutojë iniciativa ligjore për të krijuar struktura që krijohen prej tij. Duhet të merren parasysh propozimet e OSBE, në draftin e riparë këto opinione nuk janë marrë parasysh. Prandaj kërkojmë që para se të kemi senacën plenare këtë të enjte, qeveria të tërheqë këto dy ligje. Në kushtert që jemi sot duhet të ndalim këto procese, që janë parë në vendeve si Turqia dhe Rusia. Po shkohet në Putinizim apo Ergonizëm. Unë kërkoj që Rama të reflektojë dhe të tërheq këtë paketë dhe të marrë parasysh opinionin e OSBE dhe BE.

Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hajdari thirrje rames opozita parlamentare paketa anti shpifje rudina hajdari hajdari thirrje rames opozita parlamentare paketa anti shpifje rudina hajdari

Sondazh

Poll