Aktualitet

Tërhoqi këmbëzën, mori makinën dhe ia mbathi, zbardhet SHERRI i policit të vrarë me shqiptarin, i kërkoi dokumentat, i n

16 Dhjetor 2019, 11:26 Nga DOSJA
Tërhoqi këmbëzën, mori makinën dhe ia mbathi, zbardhet

MAL I ZI- Zbardhet dinamika e sherrit që solli vrasjen e oficerit të policisë në Malin e Zi. Milutin Lekoviç ndaloi një makinë në pikën kufitare të Igalos, ku ndodheshin tri vetë, të dyshuar si shqiptarë. Mediat kosovare raportojnë se ato janë nëna 75-vjeçare me të dy djemtë madhorë.

Oficeri iu ka kërkuar dokumentat, por ata kanë debatuar dhe nuk i kanë patur. ““Në mungesë të dokumenteve e kemi të vështirë t’i identifikojmë. Edhe pse pretendojnë se i kanë 45-vjeç  ata duken të paktën 15 vite më shumë. Gruaja e arrestuar ishte rreth 70 vjeçe”, kanë bërë të ditur zyrtarët policor të Malit të Zi, raporton Telegrafi. 

Ndërkohë që një kolegu i oficerit, që ka parë të gjithë skenën ka thënë në anonimimet:

“I ka ndaluar, duke iu kërkuar dokumentet e identifikimit, por ata u kishin thënë se nuk i kanë me vete dhe se janë nga Kosova. Më pas, i kanë kontrolluar dhe urdhëruar të qëndrojnë ulur në ulëset e pasme në mënyrë që të shoqërohen në stacionin policor. Me të mbërritur në Igallo, njëri prej meshkujve nxori nga qesja që e kishte me vete revolen dhe qëlloi në kokë policin kufitar që ishte prapa timonit. Ai tërhoqi këmbëzën nga sedilja e pasme.”

Oficeri u dërgua sakaq me urgjencë në spitalin e Melanimit, po pas një ndërhyrjeje u transferua në spitalin e Risnës dhe pas orës 20:00 ndërroi jetë pasi nuk mundi të shpëtonte.

 

Kolegët e tij u vunë direkt në ndjekje të autorit dhe dy të afërmeve që e shoqëronin, të cilit ishin arratisur me makinën zyrtare të policisë. Ata ranë në gjurmë të tyre, rreth orës 15:00 në fushën e Sutorinskit, teksa po tentonin në këmbë të ikën përmes vijës kufitare Mali i Zi-Kroaci. Kur policia i gjeti dhe i rrethoi, ata shkëmbyen zjarr me policinë, dhe njëri prej tyre ngeli i plagosur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet milutin lekovic vritet oficeri malazez milutin lekovic vritet oficeri malazez

Sondazh

Poll