Aktualitet

Solli në jetë foshnjën në moshën 16-vjeçare, reagon e ëma e të miturës: Nuk e dija që ishte shtatzënë, fëmijën nuk e pranoj në shtëpi!

E mitura pranoi para policisë se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një 31-vjeçar i cili rezulton sipas saj të jetë babai i foshnjës.

12 Shtator 2024, 15:24 Nga S.B
Solli në jetë foshnjën në moshën 16-vjeçare,
foto ilustruese

FIER- Detaje të reja nga ngjarja e pazakontë në Mallakastër janë zbardhur ditën e sotme. Sipas informacioneve një vajzë 16-vjeçare ka lindur në qendrën shëndetësore të fshatit Fratar foshnjën e saj, por pasi shfaqi probleme shëndetësore u dërgua bashkë me foshnjen në maternitetin e Fierit.

E mitura pranoi para policisë se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një 31-vjeçar i cili rezulton sipas saj të jetë babai i foshnjës. Sa i përket familjarëve të të miturës mësohet se ajo jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi.

E ëma e të miturës shprehet se nuk ishte në dijeni se vajza e saj kishte mbetur shtatzënë, dhe ka refuzuar të marrë në shtëpi foshnjën. Ajo ka thënë se nuk do e mbajë foshnjën, madje i ka kërkuar të bijës të largohen nga materniteti.

Stafi mjekësor ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjen në një qendër të posaçme për foshnjat e sapolindura në Tiranë, ku do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në jetimore. Mësohet se nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, tashmë gëzojnë shëndet të mirë.

Ndërkohë 31-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. E mitura u ka treguar efektivëve të policisë foto të djalit me të cilin kreu marrëdhënie, si dhe identitetin e tij.

fier mallakaster

Sondazh

Poll