Aktualitet

VIDEO/ Me shpejtësi tej normave të lejuara, i hiqet patenta personazheve të njohur të TikTokut

Ndërkohë Brika është gjobitur për shkak se drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor.

12 Shtator 2024, 13:56 Nga S.B

 

VIDEO/ Me shpejtësi tej normave të lejuara, i hiqet patenta
Hatixhe dhe Jashar

TIRANË- Dy personazhet e njohur të TikTokut, Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku janë ndëshkuar nga policia rrugore me gjobë dhe heqje patente. Shkak u bënë disa video të postuara nga Brika në rrjete sociale ku Stojku drejton një automjet me shpejtësi jashtë limiteve të përcaktuara.

Ndërkohë Brika është gjobitur për shkak se drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor. Bëhet me dije se dyshja janë gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia Rrugore Tirane (@policia.rrugore.tirane)

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

 

jashar stojku hatixhe brika policia

Sondazh

Poll