Aktualitet

Aksident në Korçë/ Benzi përplas këmbësorin, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit

Vijon puna për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

12 Shtator 2024, 13:26 Nga S.B
Aksident në Korçë/ Benzi përplas këmbësorin,
foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se shoferi i një makine tip “Benz” ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Korçës. Vijon puna për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

korce aksident

Sondazh

Poll