Aktualitet

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ SPAK merr të pandehur Xhimi Begejan, akuza që iu komunikua në Prokurorinë e Posaçme

Më herët ditën e sotme, u paraqit në SPAK biznesmeni Fatmir Bektashi i cili gjithashtu është marrë i pandehur për të njëjtën çështje. 

12 Shtator 2024, 12:45 Nga r.ll
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ SPAK merr të pandehur Xhimi
spak

TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur me akuzën për pastrim parash, Xhimi Begejan, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës. Ndërkohë më herët ditën e sotme, u paraqit në SPAK biznesmeni Fatmir Bektashi i cili gjithashtu është marrë i pandehur për të njëjtën çështje. 

Ndërkohë një ditë më parë, SPAK iu komunikoi akuzën "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim" dhe mori të pandehur kreun e PD, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

xhimi begeja spak

Sondazh

Poll