Sport

Humbja nuk kapërdihet, Scaloni sulmon arbitrimin: "Vetëm ai dhe pesë anëtarët e VAR-it e panë penalltinë"

Argjentina pëson humbjen e parë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

12 Shtator 2024, 10:30 Nga DOSJA

Humbja nuk kapërdihet, Scaloni sulmon arbitrimin: "Vetëm ai dhe

AMERIKA E JUGUT - Argjentina pësoi një humbje, të parën në Kolumbi (2-1) për kualifikueset e Kupës së Botësd 2026. Një humbje e shënuar dukshëm nga një polemikë ndaj arbitrimit pas penalltisë fituese të transformuar nga Mosquera.

Trajneri Lionel Scaloni shprehu zhgënjimin e tij me arbitrimin, duke kritikuar vendimin për të dhënë këtë penallti të diskutueshme pas një faulli të Nicolas Otamendit.

“Kur një lojë është kaq e ekuilibruar, ndonjëherë përcaktohet nga ai lloj veprimi dhe kjo është ajo që ndodhi. Ajo penallti vendosi ndeshjen. Ai dhe pesë anëtarët e VAR-it e panë penalltinë, të tjerët nuk e panë.

Është e vërtetë që ai (arbitri) ndikoi në lojë, edhe në nivel psikologjik, kjo u dha atyre një shtytje dhe ne na bëri nervoze,” u ankua trajneri. Pavarësisht kësaj disfate, Argjentina mbetet në krye të grupit kualifikues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll