Sport

Bylisi ndal Tiranën "in extremis" duke mbyllur gjithçka në barazim!

Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5-të shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 përfundimtar të kësaj sfide.

12 Shtator 2024, 01:11 Nga DOSJA
Bylisi ndal Tiranën "in extremis" duke mbyllur gjithçka

BALLSH - Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik në Ballsh, në një ndeshje ku janë shënuar gola spektakolarë. Ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me roveshatën e Përgjonit në pjesën e parë dhe ruajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Por në minutën e 83-të protagonist u bë Ndreca, i cili barazoi rezultatin me një parabël mbi portieri Hasanbelli e më pas përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5-të shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 përfundimtar të kësaj sfide.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll