Sport

Teuta i jep leksion Skënderbeut, e mund me shifrat 2-3!

Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-3 në favor të miqve, të cilët triumfuan me përmbysje.

12 Shtator 2024, 01:23 Nga DOSJA
Teuta i jep leksion Skënderbeut, e mund me shifrat 2-3!

KORCE - Teuta ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-3 në favor të miqve, të cilët triumfuan me përmbysje.

Golin e parë të sfidës e shënoi Skënderbeu me Ardit Nikajn. Sulmuesi i korçarëve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8-të. Ndërsa, për barazimin, Teuta mendoi në minutën e 37-të, me Ledio Beqjan që mbyll në barazpeshë pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Teuta ishte më kërkuese duke gjetur golin edhe dy herë të tjera. Ishin Preknicaj dhe Arsid Kruja ata që përmbysën ndeshjen. Goli i Rashicës në fund nuk vleu dhe ishte thjeshtë për statistika.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll