Sport

Humbje të rënda financiare për Manchester United, për të pestin vit radhazi...

Këtë të mërkurë, Manchester United njoftoi humbje të mëdha neto, për të pestin sezon radhazi. Për sezonin e kaluar ato vlerësohen në 133.7 milionë euro, pavarësisht të ardhurave rekord.

12 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA

Humbje të rënda financiare për Manchester United, për

ANGLI - Konfirmohet gjendja e keqe financiare e Manchester United. Klubi anglez njoftoi këtë të mërkurë se kishte shënuar humbje të mëdha financiare, për të pestin vit radhazi. Konkretisht, këto humbje neto për sezonin e kaluar vlerësohen në 113.2 milionë paund (ose 133.7 milionë euro).

Për vitin financiar që përfundon më 30 qershor, institucioni i Mançesterit regjistroi një xhiro rekord prej 661.9 milionë paundësh (782.3 milionë euro), 2.1% më shumë në krahasim me vitin e kaluar (648.4 milionë funte) nga të ardhurat nga ndeshjet dhe komerciale.

Por në të njëjtën kohë, Manchester United bëri shpenzime prej 47.8 milionë paund (56.5 milionë euro) për “zëra të jashtëzakonshëm”, kryesisht të lidhura me blerjen e aksioneve të pakicës nga bashkëpronari i tij Jim Ratcliffe, gjithashtu pronar i OGC Nice, në shkurt.

Berrada premton "qëndrueshmëri më të mirë financiare"

Në muajt e fundit, Manchester United ka nisur një riorganizim të madh të brendshëm, duke futur marokenin Omar Berrada, si president dhe CEO të ri në janar, pas tetë vitesh si drejtor i operacioneve të futbollit në Manchester City.

“Ndërsa filloj rolin tim të ri si CEO i këtij klubi historik, të gjithë jemi jashtëzakonisht të fokusuar në punën tonë kolektive, për të krijuar një të ardhme të ndritur me suksesin e futbollit në zemër”,- tha Berrada.

Ai tha se klubi po punonte "drejt një qëndrueshmërie më të mirë financiare" dhe po bënte "ndryshime në operacionet tona për t'i bërë ato më efikase, për të siguruar që ne t'i kushtojmë burimet tona për të përmirësuar performancën në fushë".

Të eliminuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, “Djajtë e Kuq” përfunduan në vendin e tetë në Premier League, renditja e tyre më e keqe që nga viti 1990.

Por njerëzit e Erik ten Hag fituan finalen e FA Cup ) kundër Manchester Cityt (2-1) në maj. Që nga fillimi i sezonit aktual, Manchester United ka pësuar dy disfata në tre ndeshje para se të përballet me Southampton të shtunën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll