Sport

Muriqi si Lukaku, mes golashënueve më të mirë në Ligën e Kombeve!

Futbollisti nga Kosova ka tejkaluar edhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka nëntë gola në këtë kompeticion. Muriqi ndan vendin e tretë me Romelu Lukakun, i cili ka po aq gola.

12 Shtator 2024, 01:25 Nga DOSJA
Muriqi si Lukaku, mes golashënueve më të mirë në

KOSOVE - Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka pasur performance fantastike në ndeshjen e fundit me Qipron. “Pirati” ka realizuar dy gola ndaj qipriotëve në fitoren e thellë 4-0 të “Dardanëve” në transfertë. Me këto dy realizime ai ka arritur në shifrën e 10 golave në histori të Uefa Nations League.

Futbollisti nga Kosova ka tejkaluar edhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka nëntë gola në këtë kompeticion. Muriqi ndan vendin e tretë me Romelu Lukakun, i cili ka po aq gola.

Ndërsa i dyti është Erling Haaland. Norvegjezi ka 13 shënime në këtë kompeticion kurse një më shumë Aleksander Mitrovic i cili i prinë kësaj listë të golashënuesve.

Kujtojmë se Nations League është një format i ri i garave i cili u shërben kombëtareve më të vogla për ngritje në ranglistë apo edhe mundësi kualifikimi më të lehtë për Kampionat Evropian apo Botëror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll