Sport

Një ‘hall’ tjetër për Enzo Fernandez e Chelsea: i hiqet patenta!...

Në janar, ai nuk kishte treguar se kush e drejtonte automjetin e tij të kapur me shpejtësi të madhe dhe në semafor të kuq dhe për këtë arsye u dënua për të njëjtin krim.

12 Shtator 2024, 10:00 Nga DOSJA

Një ‘hall’ tjetër për Enzo Fernandez e Chelsea: i

ANGLI - Një tjetër pengesë për Enzo Fernandez, por këtë herë jashtë fushës nuk kishte asnjë lidhje me të. Ish-lojtarit të Benfica-s, i cili do të fillonte sezonin e tij të dytë në Chelsea, iu hoq patenta e drejtimit, pasi u shpall fajtor për dy shkelje në Gjykatën e Kurorës Llanelli në Carmarthenshire. Kjo është raportuar nga Sky Sports UK.

Mesfushori argjentinas nuk e identifikoi shoferin e Porsche Cayenne të tij, pas një shkeljeje të kryer në dhjetor të vitit të kaluar. Në janar, ai gjithashtu nuk kishte treguar se kush e drejtonte automjetin e tij dhe për këtë arsye u dënua për të njëjtin krim.

Në asnjë rast, sipas televizionit anglez, nuk u vërtetua se Enzo ishte drejtuesi i makinës së kapur me shpejtësi të madhe dhe në semafor të kuq. Përveç pezullimit të patentës së drejtimit, mesfushori i Chelseat është dënuar edhe me 2.160 euro gjobë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll