Sport

Ishin 100 milionë për Barcelonën dhe 100 të tjera për paga: Raphinha thotë 'Jo'...

Sulmuesi brazilian, 27 vjeç, nuk donte të kalonte te Al Hilal

11 Shtator 2024, 12:00 Nga DOSJA
Ishin 100 milionë për Barcelonën dhe 100 të tjera për

SPANJE - Gazeta katalanase ‘Sport’ zbulon këtë të mërkurë, se Raphinha ka refuzuar një propozim milioner nga Al Hilal, me trajner Jorge Jesus, i cili përveç llogarisë bankare të lojtarit do të mbushte edhe arkën e Barcelonës.

Klubi saudit ofroi një pagë prej 25 milionë të pastra në sezon, për një kontratë katërvjeçare, dhe 100 milionë të tjera për Barcelonën, mes shumave fikse dhe variabile, por braziliani nuk pranoi.

Për sa i përket pagës, kjo nënkuptonte katërfishimin e pagës së tij aktuale te Barça dhe për klubin ishte supershitja që duhej të bënin këtë verë për të balancuar llogaritë, por përballë refuzimit të lojtarit, nuk kishte asgjë për të bërë.

Raphinha, 27 vjeç, mbërriti te Barcelona në vitin 2022 nga Leeds. Ai ka një kontratë deri në qershor 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll