Sport

Rice nuk i shpëton kartonit të kuq ndaj Brighton, Komisioni miraton vendimin e gjyqtarit

Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice kishte marrë në sfidën ndaj Brightonit.

11 Shtator 2024, 11:51 Nga DOSJA

Rice nuk i shpëton kartonit të kuq ndaj Brighton, Komisioni miraton

ANGLI – Mesfushori 25-vjeçar Declan Rice i Arsenalit u përjashtua nga gjyqtari Chris Kavanagh në ndeshjen, e cila u zhvillua më 31 gusht në ‘Emirates’ dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pasi kishte marrë një karton të verdhë, Rice mori edhe të dytin, pasi nuk e lejoi kundërshtarin Joel Veltman ta fillonte ndeshjen me shpejtësi, duke goditur topin. Gjyqtari Kavanagh nuk ngurroi të jepte edeh kartonin e dytë të verdhë.

Rice mbeti i çuditur nga kartoni i kuq, i cili ishte i pari në karrierën e tij dhe si pasojë e atij kartoni, ai ka marrë dënim prej një ndeshje dhe kësisoji nuk do të jetë në dispozicion të Mikel Artetës për derbin ndaj Tottenhamit të shtunën.

Sidoqoftë, paneli i Incidenteve të Ndeshjeve Kryesore (KMI), të cilët bëjnë rishikimin e vendimeve të mëdha të gjyqtarëve në Premier League për çdo javë, kanë marrë vendim se gjyqtari Kavanagh kishte të drejtë në vendimin për përjashtimin e Rice.

Paneli ka bërë me dije se veprimet e Rice ishin “të qarta, të qëllimshme dhe me ndikim” dhe kartoni i dytë i verdhë ishte vendimi i duhur.

“Rice e di se çfarë po bën, është një prekje e lehtë, por në rast se gjyqtari e sheh atë nuk ka tjetër zgjidhje”, kanë thënë nga KMI në shpjegimin e tyre.

KMI është një komision i pavarur, i cili është i përbërë nga tre ish-lojtarë apo trajnerë, një përfaqësues i Premier League dhe një gjyqtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll