Sport

ZYRTARE/ Mauricio Pochettino, trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ish-trajneri i Paris-Saint-Germain, Mauricio Pochettino, u emërua të mërkurën trajner i kombëtares amerikane…

11 Shtator 2024, 11:35 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Mauricio Pochettino, trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të

SHBA - Të martën në mbrëmje, Shtetet e Bashkuara pësuan një barazim ndaj Zelandës së Re (1-1), në një miqësore. Një rezultat i marrë pa trajner.

Por skuadra amerikane tashmë do të jetë nën urdhrat e ish-trajnerit të Paris-Saint-Germain, Mauricio Pochettino. Kombëtarja e zyrtarizoi lajmin në një deklaratë për shtyp të martën.

“Energjia, pasioni dhe etja për të arritur diçka vërtet historike më bindën. Mundësia për të udhëhequr kombëtaren e Shteteve të Bashkuara për meshkuj, përballë tifozëve po aq të pasionuar sa lojtarët, ishte diçka që nuk mund ta kaloja.

Unë shoh një grup lojtarësh plot talent dhe potencial dhe, së bashku, ne do të ndërtojmë diçka të veçantë për të cilën i gjithë kombi mund të jetë krenar”,- ka reaguar Mauricio Pochettino.

Trajneri i PSG-së midis janarit 2021 dhe korrikut 2022, argjentinasi (52 vjeç), pa klub që nga largimi i tij nga Chelsea në maj 2024, pason Gregg Berhalter, i shkarkuar më 11 korrik. Dy vjet para Botërorit të ardhshëm të organizuar në Shtetet e Bashkuara, Mauricio Pochettino do të pritet me padurim.

“Mauricio është një fitues serial që ka një pasion të thellë për zhvillimin e lojtarëve dhe një aftësi të provuar për të ndërtuar ekipe kohezive dhe konkurruese,”- tha Matt Crocker, drejtori sportiv i Federatës Amerikane të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll