Sport

VIDEO/ Anglia prezanton “futbollistin më të shëndoshë”… në historinë e “Tre Luanëve”

Daniel Jarvis, shakaxhiu britanik i YouTube, u përpoq të imitonte një lojtar të Anglisë në prag të ndeshjes kundër Irlandës

11 Shtator 2024, 10:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Anglia prezanton “futbollistin më të

IRLANDE - Daniel Jarvis, i vetëpërcaktuar si "futbollisti i rremë i Anglisë", arriti të futet në fushë në ndeshjen ndërkombëtare të skuadrës së Anglisë kundër Irlandës, me synimin për t'u bashkuar me lojtarët e "Tre Luanëve".

"Unë u vesha si një futbollist profesionist i Anglisë dhe u bashkua me formacionin e Anglisë kundër Irlandës në stadiumin Aviva në Dublin," tha Jarvis.

Por për fat të mirë, rojet e sigurisë ishin të shpejtë dhe u kujdesën për arrestimin e Jarvis para se të fillonin himnet.

Megjithatë “Daily Star” nuk hezitoi ta përshkruajë Jarvisin si “lojtarin më të shëndoshë dhe të trashë të Anglisë” .

Shakatari i YouTube, i njohur më mirë për ndjekësit e tij si 'Jarvo69', shumë shpejt pranoi se shakaja e tij kishte dështuar keq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll