Politike

Zgjedhjet parlamentare dhe fushata/ Rama mbledh në kryeministri drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë pritet të diskutohet në takim

Sipas raportimeve mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryeministrisë, ku të pranishëm përveç drejtuesit politik janë edhe grupi i deputetëve.

11 Shtator 2024, 09:47 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare dhe fushata/ Rama mbledh në kryeministri drejtuesit
asambleja e ps

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët u caktuan në Asamblenë Kombëtae të PS të dielën.

Sipas raportimeve mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryeministrisë, ku të pranishëm përveç drejtuesit politik janë edhe grupi i deputetëve.

Mësohet se kjo mbledhje ka të bëjë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe porositë që kryeministri Rama u ka dhënë për organizimin e fushatës.

Drejtuesit e qarqeve:

Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Durres- Emiriana Sako

Shkodër- Benet Beci

Lezhe- Ulsi Manja

Kukes- Pandeli Majko

Elbasan- Arbjan Mazniku

Fier- Belinda Balluku

Korce- Niko Peleshi

Gjirokaster- Mirela Kumbaro 

Berat- Ervin Demo

Vlorë- Bledi Çuçi

Dibër- Blendi Gonxhe

Diaspora- Taulant Balla

Ndërkohë ditën e premte në Elbasan Rama do të zhvillojë një takim me deputetët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve takimi do të jetë i njëjtë me atë të qeverisë në rezidencën qeveritare në Dajt dy javë më parë. Mësohet se fokusi mbledhjes do të jetë tek komunikimi deputetëve me qytetarët, integrimi dhe jeta parlamentare.

edi rama drejtuesit poltike te qarqeve

Sondazh

Poll