Politike

"Ndryshimet propagandë!" Urdhri i Mjekut/ PS dhe PD debate nq Komisionin e Shëndetësisë, Koçiu: Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur shkelje në këtë ligj

Nga ana tjetër, opozitarët thanë se gjithçka është propagandë dhe Urdhrit të Mjekut nuk i është respektuar pavarësia. 

10 Shtator 2024, 21:18 Nga M.B
"Ndryshimet propagandë!" Urdhri i Mjekut/ PS dhe PD debate nq
Komisioni

TIRANA- Pas debateve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, ndryshimet në Urdhrin e Mjekut kaloi këtë të martë në Komisionin e Shëndetësisë. Koçiu tha se ndryshimet synojnë përmirësimin e shërbimit. Nga ana tjetër, opozitarët thanë se gjithçka është propagandë dhe Urdhrit të Mjekut nuk i është respektuar pavarësia. 

Disa nga diskutimet në Komision:

Koçiu: “Ky ligj është bërë edhe objekt kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese e cila nuk ka gjetur shkelje në këtë drejtim. Në rastin e urdhrit të mjekëve, ligji i ka njohur më tepër kompetenca duke e përfshirë këtë të fundit edhe në procesin e hartimit të aktit”.

Vokshi: "A e zgjidh kjo iniciativë mungesën e barnave në Onkologjik, se pas asaj dolët edhe i neveritët këto mjek. Nuk neveritët ata që kanë ndaluar procedurat. Neveritët mjekët edhe thatë do bëjmë ndryshime, a morët masa. A mungon irinodekani sot që dlasim, carbolaptina, jodi radioaktiv, Kjo është vetëm për të mbuluar problemet reale të gjithë problematikën që kanë Onkologjiku dhe gjithë sistemi dhe për të bërë përgjegjës mjekët".

Shehu: “Pra këtu kërkohet të maskohet një ligj i përhershëm me një aktnormativ. Do e përkeqësoj situatën në publik, ose do shtoj edhe korrupsionin me pagesa nëndorë. Do shtohet indeksi i korrupsionit. Kërkoni të përdorni si shkop Urdhrin e Mjekut”.

Gjergji: "Akti Normativ për Urdhrin e Mjekut është tekë e Ramës. Kryeministri po kërkon të dënojë mjekët me këto ndërhyrje e ndryshime".

 

 

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll