Politike

Thirrja e Berishës në SPAK/ Gjokutaj: Marrëzia juridike e shekullit

Gjithashtu Gjokutaj ka bindjen se procesi është iniciuar politikisht dhe si i tillë do të përfundojë.  

10 Shtator 2024, 21:51 Nga E. D
Thirrja e Berishës në SPAK/ Gjokutaj: Marrëzia juridike e
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë një rezyme të të gjithë procesit juridik të kryetarit të PD në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme. Gjokutaj i ftuar në "A SHOW" tha se procesi i Berishës është i gjithi politik, pasi në asnjë prej dokumenteve hetimore të SPAK nuk përmendet emri i liderit demokrat.

Gjithashtu Gjokutaj ka bindjen se procesi është iniciuar politikisht dhe si i tillë do të përfundojë. Avokati i kryedemokratit Berisha tha se ditën e mërkurë (11 shtator) kur pritet t’i komunikohet akuza Berishës nga ana e SPAK, nuk ka pritshmëri për sa do të ndodhë gjatë seancës, pasi mbrojtjes nuk i janë vënë në dispozicion shumë akte dhe prova, që Prokuroria e Posaçme pretendon se i posedon.

"Ka zero prova ndaj Berishës, nuk përmendet emri i Berishës në 4 dirigjenca. Zero fjalë për Berishën. Kam të drejtë të pretendoj dhe unë jam i bindur se ky proces nisi si politik dhe po përfundon si politik. Filloi shurdh e po përfundon memec. Fletë-thirrja e SPAK, ka cituar dispozita e nenit 34, 38, 39, komunikimi i akuzës dhe marrjen si të pandehur e shqyrtimin në themel të çështje. Na ftojnë që t’i konsumojnë, Me gjasë nesë do t’i kryejnë këto veprime. S’jemi në dijeni të shumë akteve dhe provave, Berisha është thirrur për t’i komunikuar akuzën. Është marrëzia juridike e shekullit. S’është përmundur në asnë rresht emri i Berishës. Do dekriptojmë më shumë se si do të shkojë situata e Berishës në Gjykatë për gjithë procesin," tha Gjokutaj.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll