Politike

Nesër akuza për Berishën/ Boçi: SPAK-u është shfaqur si një organizatë partnere e PS-së...

Boçi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” tha se edhe kjo mënyra e përhapjes së mënyrës së ngritjes së akuzave, ngjason me modalitetet e përdorura 50 vite më parë. 

10 Shtator 2024, 22:00 Nga DOSJA
Nesër akuza për Berishën/ Boçi: SPAK-u është
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për thirrjen e liderit të opozitës Sali Berisha në SPAK ditën e nesërme. Boçi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” tha se edhe kjo mënyra e përhapjes së mënyrës së ngritjes së akuzave, ngjason me modalitetet e përdorura 50 vite më parë. 

"Edhe kjo mënyra e përhapjes së mënyrës së ngritjes së akuzave, ngjason me modalitetet e përdorura 50 vite më parë. Unë shoh me shqetësim që sjellja politike e SPAK-ut në këtë sezon të ri politik nuk ka ndryshuar, madje ecën sipas frekuencës së sezonit politik dhe këtu ka meritën e sjelljes politike maksimale. SPAK-u që është shpërshfaqur si një organizatë partnere e PS në mënyren se si ka vepruar dhe operuar gjatë kësaj kohe. Ne kemi vite të vështira që kalojmë për shkak të sulmeve politike që i bëhen Partisë Demokratike në shumë rrafshe," tha Boçi. 

luçiano boçi

Sondazh

Poll