Politike

Tabaku: Berisha është kreu i PD, sot bashkimi ka ndodhur si në qendër ashtu edhe në bazë

Tabaku e ftuar në emisionin "A Show" u shpreh se PD duhet të ecë përpara me dinjitet ashtu si kanë vendosu demokratët drejtë zgjedhjeve që janë shumë të vështira dhe duke mbyllur këtë fazë tranzicioni.

10 Shtator 2024, 22:08 Nga E. D
Tabaku: Berisha është kreu i PD, sot bashkimi ka ndodhur si në
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetje e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se Berisha është vendosur nga demokratët dhe ka një vendim gjykate që e ka mbyllur këtë çështje një herë e mirë.

Tabaku e ftuar në emisionin "A Show" u shpreh se PD duhet të ecë përpara me dinjitet ashtu si kanë vendosu demokratët drejtë zgjedhjeve që janë shumë të vështira dhe duke mbyllur këtë fazë tranzicioni.

"Unë jam në PD, kam qenë dhe jam në grupin parlamentar të PD, kisha preferuar kohët e fundit duke shtrënguar dhëmbët duke menduar se ky debat i brendshëm i jepnin kënaqësi dhe kundërshtarit. Nuk kishte kënaqësi më të madhe që debati  i brendshëm ë shkonte në foltoren e kuvendit. Ka qënë një 3 vjeçar shumë i vështirë i PD dhe jemi në kushtet që PD është bashkuar. Nuk është shuar çdo gjë dhe nuk jemi në kushtet më optimale por bashkimi ka ndodhur dhe kam kërkuar që të shkojmë me një ofertë politike që ka ndodhur tani.

PD duhet të ecë përpara me dinjitet ashtu si kanë vendosu demokratët drejtë zgjedhjeve që janë shumë të vështira dhe duke mbyllur këtë fazë tranzicioni. Ky bashkim nuk është mekanik dhe ky bashkim po ndodh në terren dhe për shuam demokratë dhe qytetar ka një prioritet që është ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm. Berisha është vendosur nga demokratët dhe ka një vendim gjykate që e ka mbyllur këtë çështje një herë e mirë, ne sot duhet të ecim përpara dhe të mos kthehemi më pas," tha Tabaku. 

jorida tabaku

Sondazh

Poll