Politike

Ministri Hasani bisedë telefonike me homologun ukrainas: Rikonfirmova angazhimin e Shqipërisë për pavarësinë e Ukrainës

Përmes një postimi në rrjetin social X Igli hasani shkruan se gjatë bisedës, i ka rikonfirmuar homologut të tij angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

10 Shtator 2024, 21:09 Nga E. D
Ministri Hasani bisedë telefonike me homologun ukrainas: Rikonfirmova
Igli Hasani dhe Andrii Sybiha

TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar ditën e sotme një një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, të cilin e uroi për detyrën e re që i është besuar në këto kohë të vështira.

Përmes një postimi në rrjetin social X Igli hasani shkruan se gjatë bisedës, i ka rikonfirmuar homologut të tij angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzëmërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese. Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruan Hasani.

igli hasani andrii sybiha

Sondazh

Poll