Sport

Mitaj pas humbjes me Gjeorgjinë: “Lodhja është normale, por jo justifikim… Edhe ata kishin ndeshje para tre ditësh”

“Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm. Ata kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe ne humbëm”.

11 Shtator 2024, 00:10 Nga DOSJA
Mitaj pas humbjes me Gjeorgjinë: “Lodhja është normale, por

TIRANE - Pas humbjes me Gjeorgjinë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj tha se skuadra bëri një lojë të mirë, por miqtë i shfrytëzuan më mirë rastet. Për mikrofonat e “DigitAlb”, mbrojtësi i majtë tha se lodhja nuk ishte një justifikim.

“Besoj se në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë, kishim 2-3 raste, por ata shfrytëzuan raste në mënyrë më të mirë. Lodhja nuk është justifikim se edhe ata vijnë nga një ndeshje e para tre ditëve. Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm.

Ishte më e thjeshtë për ne, se hapësirat në krahë i kishim më të lira, mund të kishim qarkulluar topin më shumë, por ata kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe ne humbëm.

Lodhja? Edhe ne, edhe ata kishim ndeshje para tre ditësh. Normale të jesh pak i lodhur, por nuk besoj se ishte ajo gjëja që humbëm këtë ndeshje.

Pse në Arabi Saudite? Kam folur me drejtuesit dhe trajnerët e ekipit, kam parë cili është ekipi dhe lojtarët. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta, e rëndësishme është të luaj me lojtarë cilësorë dhe më shumë se në Rusi”, u shpreh Mitaj për “DigitAlb”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll