Sport

Trajneri i kuqezinjve Sylvinho: “Ishte një ndeshje tepër taktike, ishte për barazim”...

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka komentuar humbjen 0-1 në “Air Albania” me Gjeorgjinë

10 Shtator 2024, 23:54 Nga DOSJA

Trajneri i kuqezinjve Sylvinho: “Ishte një ndeshje tepër

TIRANE - Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, pas ndeshjes ka komentuar humbjen 0-1 të pësuar në “Air Albania”, përballë Gjeorgjisë, në ndeshjen e dytë të Nations League.

“Ishte një ndeshje shumë taktike. Por duhet të komplimentoj skuadrën së tyre, trajnerin e tyre që po punon shumë mirë. Për ndeshjen, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë në mbrojtje, të njëjtën gjë bënim edhe ne, u bë një ndeshje shumë taktike. Ishte një ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën, ishte për barazim, por për fat të keq pësuam gol...”.

“Nuk gjuajtëm në portë? Nuk më shqetëson, futbolli kështu është. Gjeorgjia është një kundërshtar shumë i fortë. Ndodhemi në një grup të fortë, kemi fituar ndeshjen e parë, sot u mundëm. Duhet të shikojmë përpara, gjithçka është e hapur, të shikojmë se çfarë do të ndodhë”.

Objektivi? Është të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh.

Objektivi është të mbetemi në garë në tetor dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi të mundohemi të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, do të provojmë situata, lojtarë, taktika, por sidomos lojtarë. Kur mundemi, po”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll