Politike

"Nuk do i tregojmë se për kë të votojnë dhe si të votojnë!" Hasani: Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të shqiptarëve në rajon

Ministri ka shtuar se administrata nuk do i tregojë shqiptarëve të Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut për kë të votojnë dhe si të votojnë, por do t’u kërkojë të gjithëve, që të vazhdojnë të angazhohen dhe të mbajnë vendet e tyre, shoqëritë e tyre, angazhimet e tyre drejt BE dhe atje ku është e nevojshme, dhe atje ku, sipas tij, është dëshira.

9 Shtator 2024, 20:18 Nga M.B
"Nuk do i tregojmë se për kë të votojnë dhe si
Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka deklaruar se shqiptarët në rajon, janë lajtmotiv kryesor edhe në momete të vështira për administratën shqiptare. Hasani tha për emisionin “Real Story” në ABC News, se nuk ka asnjë tërheqje, pasi Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të shqiptarëve kudo ku ata janë, ndërsa shtoi se kjo qeveri nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ndërhyjë në debatet e brendshme politike.

“Një raport që kolegët që janë këtu në sallë dhe kolegë edhe me më shumë vite punë në administratën shqiptare e kanë patur lajtmotivin e tyre kryesor. Edhe kur Shqipëria ka patur momentet e veta të vështira, diplomatët e ministrisë së jashtme të Republikës së Shqipërisë, kanë vazhduar për të raportuar, për të punuar, për t’u angazhuar për çështjen e shqiptarëve në rajon dhe kryesisht në momente të caktuara për Kosovën, Maqedoninë e Veriut apo për shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Serbisë jugore. Dhe do të doja të mos binim dakord bashkë për një gjë, që nuk ka një tërheqje  të Shqipërisë, të Tiranës”, tha Hasani.

Ministri ka shtuar se administrata nuk do i tregojë shqiptarëve të Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut për kë të votojnë dhe si të votojnë, por do t’u kërkojë të gjithëve, që të vazhdojnë të angazhohen dhe të mbajnë vendet e tyre, shoqëritë e tyre, angazhimet e tyre drejt BE dhe atje ku është e nevojshme, dhe atje ku, sipas tij, është dëshira.

“Qasja është një dhe e vetme, Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme dhe në dialogun e brendshëm politik të shqiptarëve kudo ku ata janë, por ne përpiqemi të angazhohemi dhe të flasim së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë, për një çështje që është shumë e rëndësishme, integrimi euroatlantik i vendeve ku ata janë dhe për këtë do ia jap fjalën edhe miqve, besoj se të gjitha forcat politike shqiptare kudo ku janë kanë qenë promotorët e zhvillimit dhe zhvendosjes së shoqërive Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Kosovës, apo Serbisë jugore, drejt familjes europiane. Dhe për asnjë moment ne, të paktën kjo qeveri nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ndërhyjë në debatet e brendshme politike.

Nuk do i tregojë shqiptarëve të Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut për kë të votojnë dhe si të votojnë, por do t’u kërkojë të gjithëve, që të vazhdojnë të angazhohen dhe të mbajnë vendet e tyre, shoqëritë e tyre, angazhimet e tyre drejt BE dhe atje ku është e nevojshme, dhe atje ku është dëshira si në Kosovë, apo ku janë realitete të krijuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi drejt anëtarësimit në NATO. Kosova është e qartë te kjo, dhe për fat të mirë ne kemi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, anëtarë të aleancës”, tha Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll