Politike

"Kjo qeveri e rrënoi arsimin"! Berisha: Numri i nxënësve është përgjysmuar, 750 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin

Më tej kryedemokrati u shpreh se kjo rënie e frikshme ka sjellë pothuajse mbetjen pa fëmijë, pa nxënës të shumë e shumë zonave të vendit dhe kjo rënie vazhdon me ritme të paimagjinueshme.

9 Shtator 2024, 20:35 Nga E. D
"Kjo qeveri e rrënoi arsimin"! Berisha: Numri i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi kryeministrin Edi Rama se rrënoi arsimin në Shqipëri gjatë 11 vite qeverisje. Gjithashtu Berisha u shpreh se numri i nxënësve është përgjysmuar dhe 750 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin. 

Më tej Kryedemokrati u shpreh se kjo rënie e frikshme ka sjellë pothuajse mbetjen pa fëmijë, pa nxënës të shumë e shumë zonave të vendit dhe kjo rënie vazhdon me ritme të paimagjinueshme.

"Të dashur miq, sot 350 mijë nxënës filluan mësimin në ditën e parë të shkollës në ciklon parauniversitar. Le t’u urojmë ne atyre një vit të mbarë dhe suksese. Por le t’u urojmë mësuesve, prindërve, mbarësi dhe shëndet, suksese në këtë vit. Por ftoj çdo shqiptare dhe shqiptar të mos harrojë se sot u ulën në bankat e shkollës 350 mijë nxënës, ndërkohë që në vitin 2013, në këto banka u ulën 630 mijë nxënës.  Pra në tetë vite të Rilindjes, kësaj mortaje krimi, numri i nxënësve në shkollat tona, u përgjysmua.

Kjo rënie e frikshme ka sjellë mbylljen të rreth 750 shkollave në mbarë vendin. Kjo rënie e frikshme ka sjellë pothuajse mbetjen pa fëmijë, pa nxënës të shumë e shumë zonave të vendit. Kjo rënie vazhdon me ritme të paimagjinueshme. Të dashur miq, në shkollat e Korçës, në klasë të 10-të këtë vit u regjistruan 500 nxënës më pak apo një e treta më pak se sa një vit më parë. Këtë vit, shkollat nisën punën në një kohë kur vitin e kaluar në testin e cilësisë në PISA ato patën një rënie pikiate prej 62 pikësh. Mendimi krijues i nxënësve tanë u vlerësua më i dobëti në planet.

Mësuesit vazhdojnë të jenë mësuesit më të papaguar në Europë dhe në Ballkan. Rroga e rritur këto kohë e tyre është aq e vonshme saqë i la ata përsëri në mësuesit me rrogat më të ulëta në Ballkan dhe Europë. Kjo qeveri e rrënoi arsimin! E shndërroi atë në institucionin e partisë dhe patronazhistëve. E shndërroi atë, infrastrukturën e tij, në një infrastrukturë në të cilën krerët e qeverive vendore të partisë së krimit vjedhin nga 70 deri në 90 përqind të fondeve të dedikuara për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll