Sport

Ish-trajneri i Milanit gati të drejtojë skuadrën e Ronaldos!

Sipas faqes së specializuar “Al Nassr Zone”, ish-trajneri i Milanit pritet të zëvendësojë së shpejti Luis Castron në stolin e Al Nassr.

9 Shtator 2024, 17:00 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Milanit gati të drejtojë skuadrën e Ronaldos!

ARABI SAUDITE - Lajme të reja mbërrijnë nga Arabia Saudite për të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas faqes së specializuar “Al Nassr Zone”, ish-trajneri i Milanit pritet të zëvendësojë së shpejti Luis Castron në stolin e Al Nassr.

Gjithçka duhet të ndodhë pas ndeshjes ndaj Al Ahlit, e cilësuar vendimtare nga pronarët e klubit saudit për t'i dhënë fund marrëdhënies me trajnerin aktual dhe për të ecur përpara. Pioli i dha fund aventurës së tij te Milani në fund të sezonit të kaluar pas pesë vitesh.

Dhe që atëherë emri i tij është lidhur disa herë me klube të ndryshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll