Politike

Dështimi me negociatat, Bushati shigjeton Ramën: S’mund të fajësojmë BE-në për ato që nuk kemi bërë vetë…

14 Dhjetor 2019, 15:22 Nga DOSJA
Dështimi me negociatat, Bushati shigjeton Ramën: S’mund të

BEOGRAD– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shigjeton qeverinë dhe faktorët politikë në Shqipëri për mos-hapjen e negociatave. Nga Serbia, ku ishte pjesëmarrës në një forum për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, Bushati tha se këto vende duhet të bëjnë autokritikë dhe të mos fajësojnë BE-në, duke i dërguar një mesazh indirekt kryeministrit Edi Rama, i cili deri më tani ka bërë presidentin francez, Emmanuel Macron, përgjegjës për mbylljen e derës për negociatat.

“Ne duhet të jemi vetë-kritikë. Nuk mund të vazhdojmë të fajësojmë vazhdimisht BE-në” deklaroi Bushati sipas portalit të njohur “European western Balkans”. “Pyetja është se si t’i bëjmë vendet tona më europiane. As Rusia dhe as Kina nuk po na ndihmojnë në këtë aspekt” tha ai.

Prej kohësh, Ditmir Bushati është në një ‘luftë të ftohtë’, e cila është transmetuar në media mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkarkimi i tij u përfol se pati si prapaskenë, qëndrimin kundër të ish-ministrit për ndarjen e kufijve të Kosovës, ndërsa krisja u bë e dukshme me zbulimin e kandidatit të PS në Shkodër, Valdrin Pjetri, i cili u denoncua si i dënuar në Itali nga Partia Demokratike.

Bushati e kaloi përgjegjësinë tek partia, ndërsa Rama ia ktheu publikisht se ka qenë vetë ish-ministri propozues dhe mbështetës i kandidaturës së Pjetrit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtimi i negociatave me be ditmir bushati edi rama emmanuel macron deshtimi i negociatave me be ditmir bushati edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll