Aktualitet

FOTO+EMRI/ Atentat për hakmarrje? Vëllai i boksierit ishte i shpallur në kërkim, ja ngjarja kriminale e qershorit nga ku nisi gjithçka

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Partizani" dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit.

7 Shtator 2024, 13:34 Nga M.B
FOTO+EMRI/ Atentat për hakmarrje? Vëllai i boksierit ishte i shpallur
Arjon Kajoshi, Sokol Kajoshi dhe Arlind Kajoshi

SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të shtëna me armë zjarri që iu drejtuan një automjeti tip 'Range Rove'. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Partizani" dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit.

Dyshohet se në makinën që u qëllua me armë zjarri në Shkodër ka qenë njeri nga dy djemtë (Arjon dhe Arlind Kajoshi) e Sokol Kajoshit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. 

Arjon Kajoshi është rekordmeni i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit, ndërsa i vëllai Arlind Kajoshi, është marrë me sportin e hipizmit ashtu si i ati, por ai është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci. Më 4 qershor policia zbardhi 6 autorët e plagosjes dhe mes të shpallurve në kërkim ishte edhe Arlind Kajoshi. 

Nuk dihet se cili prej tyre ishte shënjestra apo qëllimi i të shtënave, po grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FOTO+EMRI/ Atentat për hakmarrje? Vëllai i boksierit ishte i shpallur

Arlind Kajoshi

arlind kajoshi arjon kajoshi

Sondazh

Poll