Aktualitet

Tentoi të kalonte në kufi emigrantin e vendeve të treta duke e fshehur në kamion, e pëson 66-vjeçari në Kapshticë

Ndaj 66-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".

7 Shtator 2024, 11:35 Nga S.B
Tentoi të kalonte në kufi emigrantin e vendeve të treta duke e
foto ilustruese

KORÇË- Një 66-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në hyrje të Kapshticës. Bëhet me dije se L.L kishte fshehur në kamionin e tij një emigrant të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ndaj 66-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. L., 66 vjeç, banues ne Fier, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", pasi në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar, në kamionin që ky shtetas drejtonte u gjet i fshehur 1 emigrant nga vendet e treta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce emigrant

Sondazh

Poll