Aktualitet

"Përse s’mi le lekët te bunkeri, por më detyrove të vij deri këtu!” Përgjimet ambientale në komisariat nxjerrin zbuluar Esmerald Ballën dhe mikun e tij, ja si u morën vesh për detajet e krimit

Bazuar në dosjen hetimore, pas shoqërimit të Esmerald Ballës në polici dhe më tej të Edison Brahajt, është kryer edhe përgjimi ambiental nga ana e Komisariatit Durrës për të gjetur detaje shtesë që do shërbenin për interes hetimor.

7 Shtator 2024, 12:21 Nga M.B
"Përse s’mi le lekët te bunkeri, por më detyrove
Viktima dhe të dyshuarit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën "arrest në burg" për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje. Esmerald Balla ka shprehur pendesë para togave të zeza dhe ka pranuar krimin.

“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Ndërsa 25-vjeçari Brahaj ka deklaruar kësaj here, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, që në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin. Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje. Më pas Brahaj u shpreh se është çoban tek ferma e lopëve të familjes Balla, dhe e ka ndihmuar Esmeraldin për të fshehur kufomën. Ai ka shtuar se Esmeraldi i ka dhënë edhe shumën prej 200 mijë lekësh.

Bazuar në dosjen hetimore, pas shoqërimit të Esmerald Ballës në polici dhe më tej të Edison Brahajt, është kryer edhe përgjimi ambiental nga ana e Komisariatit Durrës për të gjetur detaje shtesë që do shërbenin për interes hetimor. Në dosjen thuhet se gjatë përgjimit në paraburgim, Esmeraldi i ka thënë Edisonit që të mos i ha provokimet nga policia.

Më tej i ka thënë se mos kishte treguar për pistoletën e fshehur, si dhe për faktin se ishin marrë vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Kurse Brahaj i është kthyer duke i kujtuar çështjen e lekëve, me idenë se “përse s’mi le lekët te bunkeri, por më detyrove të vij deri këtu”.

esmerald balla

Sondazh

Poll