Aktualitet

FOTOT/ Makina që u qëllua në Shkodër, në pronësi të të atit, kush është boksieri i njohur dhe babai i tij

Mësohet se Kajoshi në momentin e ngjarjes ka qenë duke u kthyer nga stërvitja.

7 Shtator 2024, 13:12 Nga M.B
FOTOT/ Makina që u qëllua në Shkodër, në pronësi
Arjon Kajoshi dhe Sokol Kajoshi

SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të shtëna me armë zjarri që iu drejtuan një automjeti tip 'Range Rove'. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Partizani" dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit, babait të boksierit të njohur Arjon Kajoshi. Mësohet se Kajoshi në momentin e ngjarjes ka qenë duke u kthyer nga stërvitja.

Nuk dihet se cili prej tyre ishte shënjestra apo qëllimi i të shtënave, po grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FOTOT/ Makina që u qëllua në Shkodër, në pronësi

Sokol KAJOSHI

FOTOT/ Makina që u qëllua në Shkodër, në pronësi

Arjon KAJOSHI

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

arjon kajoshi sokol kajoshi

Sondazh

Poll