Aktualitet

Operacion anti-kanabis në Shkodër, gjenden dhe asgjësohen rreth 2 mijë bimë të kultivuara

Bëhet me dije se autorët e kultivimit të bimëve narkotike janë ende të paidentifikuar.

7 Shtator 2024, 12:37 Nga S.B

 

Operacion anti-kanabis në Shkodër, gjenden dhe asgjësohen rreth 2
pamje nga lënda narkotike e gjetur

SHKODËR- Rreth 2000 bimë të kultivuara kanabis janë gjetur ditën e sotme në qarkun e Shkodrës. Përkatësisht në Pult, Shalë dhe Postribë u asgjësuan 1405 bimë cannabisi, ndërkohë që në njësinë administrative Shllak u asgjësuan 443 bimë.

Bëhet me dije se autorët e kultivimit të bimëve narkotike janë ende të paidentifikuar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Në vijim të megaoperacionit policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1848 bimë cannabisi.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1405 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 443 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

 

shkoder kanabis

Sondazh

Poll