Aktualitet

Ktheu lokalin në fole përdorimi dhe shitjeje kokaine, arrestohet 51-vjeçari në Lushnjë

Mësohet se në lokalin e G.M janë gjetur dhe sekuestruar dozat e lëndës narkotike kokainë të ndarë në doza dhe dy telefona.

7 Shtator 2024, 12:02 Nga S.B
Ktheu lokalin në fole përdorimi dhe shitjeje kokaine, arrestohet
pamje nga kokaina e gjetur

LUSHNJË- Një 51-vjeçar i cili kishte kthyer lokalin në një ambient ku përdorej dhe shitej kokaina, është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se në lokalin e G.M janë gjetur dhe sekuestruar dozat e lëndës narkotike kokainë të ndarë në doza dhe dy telefona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sekuestrohet 1 sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së drograve të forta në doza. Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-G. M., 51 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, kokainë, gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 aparatë celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

kokaine lushnje

Sondazh

Poll