Aktualitet

Rrëmbehet një vajzë në Kombinat, telefonata që alarmoi policinë: Në makinën tip "Benz" ishin dhe 2 të tjera

Telefonuesi që ka lajmëruar Komisariatin nr.6 ka rrëfyer se vajza është marrë me forcë nga rruga dhe se brenda në makinë ishin edhe 2 vajza të tjera.

6 Shtator 2024, 20:11 Nga r.ll
Rrëmbehet një vajzë në Kombinat, telefonata që alarmoi
foto ilustruese

TIRANË- Një telefonatë për rrëmbimin e një personi ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit. Sipas "Ora News" një vajzë është marrë peng me forcë në makinë në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.

Telefonuesi që ka lajmëruar Komisariatin nr.6 ka rrëfyer se vajza është marrë me forcë nga rruga dhe se brenda në makinë ishin edhe 2 vajza të tjera.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen që raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme, megjithatë është mësuar se kontrollet në zonë për gjetjen e mjetit "Benz" kanë nisur.

rrembehet nje person kombinat

Sondazh

Poll