6 Shtator 2024, 13:46
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku teksa tha se Rama e ka kthyer institucionin në polici private. Ai tha se skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.
“Nuk ka komente më për Policinë e Ramës, polici private. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Duhet që strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, aty është strofulla e Ndraghetës dhe atje bëhen ndryshimet për të shpëlarë skandalet në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do ketë ndonjë ndryshim”, tha Meta.
Ndërsa Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë të qarqeve, Meta do të studiojnë të gjitha opsionet që opozita të futet sa më fuqishëm në këto zgjedhje. Ai tha se do bëjnë çdo përpjekje për të ndërtuar mekanizimin e organizmit për përballjen me qeverinë.
“Është çështje që ka shumë kohë dhe ne do studiojmë të gjitha opsionet që opozita të futet sa më fuqishëm në këto zgjedhje. Do bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar mekanizimin e organizmit për përballjen me regjimin, duke mos pasur iluzione se presim nga ky regjim kriminal standarde në zgjedhje”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se përpjekjet e bëra këto muaj nga bashkëpunëtorë të Prokurorisë së Posaçme për të bllokuar organizmin e PL kanë marrë fund me sukses të plotë.
"Përpjekjet e bëra këto muaj nga bashkëpunëtorë të SPAK për të bllokuar organizmin e PL kanë marrë fund me sukses të plotë. Sidomos përpjekjet për të fshehur problemet që kanë shkaktuar me menaxhimin e buxhetit të PL gjatë kësaj periudhe dhe në periudhat e mëparshme. Shumë shpejt do ngrihet komision hetimor për këtë çështje nën drejtimin e Petraq Milos. PL mbi themelet e një transparence të re, do të jetë një shembull edhe i administrimit të shtetit nesër", tha ai.
ilir meta
Politike
6 Shtator 2024, 13:46
S.B
TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se do të angazhohet në punën e ngritur nga Komisioni i Posaçëm për Mir&e...
Politike
6 Shtator 2024, 13:37
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku tha se...
Politike
6 Shtator 2024, 13:26
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të ish-bashkëshortes s&eum...
Politike
6 Shtator 2024, 13:06
M.B
Foto nga Këshilli
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh anëtar i Këshillit të Legjislacionit, ...
Politike
6 Shtator 2024, 12:48
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar n&eu...
Politike
6 Shtator 2024, 12:30
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtues politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në fjalën e tij gja...
Politike
6 Shtator 2024, 12:14
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen ...
Politike
6 Shtator 2024, 12:10
M.B
Dorian Teliti
TIRANA- Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën para ...
Politike
6 Shtator 2024, 11:47
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e drejtorit të RTSH, Alfred...
Politike
6 Shtator 2024, 10:12
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar vetë ditën e sotme largimin e drejtorit të Përgjithshë...