Politike

Këshilli i Legjislacionit/ Çupi: Kushtetuesja ka gjetur Kuvendin në shkelje, paratë që profesionet e lira kanë paguar të rimbursohen

Po ashtu Çupi u shpreh se mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodhë me këstet që profesionet e lira kanë paguar, duke kërkuar që ato të rimbursohen.

6 Shtator 2024, 12:48 Nga I.A

 

Këshilli i Legjislacionit/ Çupi: Kushtetuesja ka gjetur Kuvendin
Dhurata Çupi

 

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për për rregulloren e Kuvendit, Tatimin e Profesioneve të Lira dhe ligjin për Komsionet Hetimore. Drejtuesja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi tha në nisje të fjalës se Gjykata Kushtetuese ka gjetur Kuvendin në shkelje për sa i përket Rregullores se Kuvendit.

“Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit do të duhet të jenë transparente dhe konsensuale. Ndryshimet e njëanshme për më tepër ashpërsimin e masave, dëmtojnë demokracinë parlamentare”, tha Çupi.

Po ashtu Çupi u shpreh se mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodhë me këstet që profesionet e lira kanë paguar, duke kërkuar që ato të rimbursohen.

Mbetet e pa qartë se cfarë do të ndodh me këstet që profesionet e lira kanë paguar. Duhet të ndërmarrim një nisëm ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të cilët i kanë paguar këstet”, tha ajo.

dhurata Çupi këshilli i legjislacionit

Sondazh

Poll