Politike

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Balliu: Zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina, jo t'i hedhim në ndërtesë

Ai shtoi se zgjidhja është ta nxjerrin plehrën nga godina.

6 Shtator 2024, 12:14 Nga I.A
Protesta para Bashkisë Tiranë/ Balliu: Zgjidhja është ta
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen më shumë në protesta që kokën ta uli e keqja që është në pushtet. Në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Balliu ka theksuar se nuk është zgjidhje që të hedhin plehrat drejt godinës. Ai shtoi se zgjidhja është ta nxjerrin plehrën nga godina.

"Nuk është zgjidhej ti hedhim plehrat drejtë godinës, zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina. Në këto vite përpos faktit se ekonomia është katastrofë, depresioni ka qenë jo vetëm ekonomik por edhe moral. Gazetarët në studio tregonin që opozita nuk fiton dot sepse Edi Rama ka bandat me vete dhe kriminelët me vete e kjo bëhej  hapur në televizione. Në një vend normal ata që folën në atë mënyrë ata ose kanë të drejtë ose gënjejnë por të gjithë e dine se kanë të drejtë sepse bandat janë më Edi Ramën dhe të vetmit që janë kundër tij janë qytetarët ndershëm të këtij vendi.

Është i qartë misioni ynë, pavarësisht që mund të ulim kokën dhe të pranojmë që ti servilen në tekste shkollore fytyra më e pështirë e vendit, Erion Veliaj. Ne mund të zgjedhim të ulim kokën sepse diploma s’ka rëndësi por rëndësi ka tesera e partisë. Nëse në Thumanë do të kishte kërkuar Durim Bami të ndërtohej një pallat a e dini se si do të shkonte qeveria me vrap dhe ministrat do të qëndronin në radhë për ta takuar ndërsa kur e kërkojnë qytetarët ajo nuk pranon ti takojë," tha Balliu.

klevis balliu

Sondazh

Poll