Politike

"S’mund të ketë deputetë në një familje më shumë se anëtarë!" Meta për Kryemadhin: Kam qenë kategorik kundër djegies së mandateve, jam mashtruar

Ai tha se atij i është komunikuar se mandatin mund ta digjte vetëm Monika Kryemadhi për t’u solidarizuar me Lulzim Basha.

6 Shtator 2024, 13:26 Nga M.B
"S’mund të ketë deputetë në një familje
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit lidhur me çështjen e djegies së mandateve në vitin 2019. Meta tha se për këtë çështje është mashtruar.

Ai tha se atij i është komunikuar se mandatin mund ta digjte vetëm Monika Kryemadhi për t’u solidarizuar me Lulzim Basha. Meta shtoi se nuk ka marrë asnjë mesazh pasi atë kohë, Presidenti i Republikës, ndodhej jashtë shtetit. Gjithashtu kreu i PL shtoi se vendim katastrofal ka ardhur si pasojë e nepotizimit në parti.

“Ekziston vetëm një e vërtetë, Meta ka qenë kategorik kundër djegies së mandateve. Është mashtruar kur i është thënë që në rastin më ekstrem mund ta digjte vetëm ish-kryetarja për solidaritet me Lulushin, pro ja që kjo gjë ka ndodhur, ata që kom me presidentin jashtë shtetit aso kohe nuk ua tha qëndrimin e presidentit.

Asnjë nga ata nuk i çuan mesazh presidentit për këtë vendim katastrofal që morën dhe kjo ndodhi për shkak të nepotizimit, secili mendoi që derisa po merret ky vendim, si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit.

S’mund të ketë deputetë në një familje më shumë se anëtarë. Aq më tepër kur nuk përfaqësojnë asgjë për shkak të lidhjeve nepotike”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll